Arbëri

Podujeva, aksion për ndërprerjen e ndërtimeve pa leje

Komunarët e Podujevës kanë ndërmarrë një aksion të enjten për t’i ndërprerë punimet në ndërtimin e objekteve pa leje në zonën turistike të fshatit Orllan. Sipas një njoftimi të Zyrës për informim të kësaj komune, inspektorët komunalë ua kanë vendosur edhe mbishkrimet vendpunishteve.

“Drejtoria e Inspeksionit (DI) në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZhR) kanë zhvilluar aksion të përbashkët për ndalimin e ndërtimeve pa leje në zonat turistike në afërsi të Liqenit të Batllavës. Gjatë këtij aksioni janë ndërprerë punimet në disa objekte private dhe komerciale, ndërsa inspektorët relevantë kanë vendosur edhe mbishkrimet informuese për pronarët e tyre”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet tutje në njoftim, edhe gjatë ditëve në vijim do të vazhdohet me aksione të tilla në këto zona dhe në pjesë tjera të Komunës së Podujevës.

Image