Arbëri

Po mbahet protesta e punëtorëve të Telekomit, kërkohet zgjidhje për bllokadën e krijuar

Po mbahet protesta e punëtorëve të Telekomit, që po shprehin shqetësimet e tyre për bllokimin e xhirollogarive bankare dhe fillimit të tërheqjes së një pjese të mjeteve nga Dardafon. Protesta ka filluar nga ora 13:00. 

Dhjetëra protestues të kompanisë publike Telekom të cikët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës, njëzëri kanë kërkuar nga partitë parlamentare në kuvend të jenë unik për zgjidhjen e bllokadës që ia ka bërë Dardafon Telekomit.

Kryetari i Federatës Sindikale të Pavarur të Telekomit Lamih Balaj duke e quajtur Blerim Devollin kriminel ka thënë se Dardafon me këtë ndërhyrje në pasurinë publike po ua mbyllë derën 3 mijë e 500 punëtorëve.

Balaj ka kërkuar nga deputetët t’i bashkohen protestës.

Grupi parlamentar i VV-së ka dalë nga seanca për të mbështetur protestuesit, ku shefi i këtij Grupi Rexhep Selimi theksoi se ajo çfarë po ndodhë në Telekom është e pa tolerueshme nga ane Devollëve.

Tashmë organizatorët e kësaj proteste pas ftesës që iu bëri kryeministri Avdullah Hoti kanë shkuar në një takim në Qeveri.

Protestuesit të cilët po mundohen ta mbajnë distancë në këtë kohë pandemie, nuk kanë përjashtuar mundësinë se do protestojnë 24-orë para Qeverisë deri në përmbushjen e kërkesave.