Meteorologët paralajmërojnë valë tropikale. Temperaturat rekorde arritën bashkë me ditën e parë të verës, ndërsa paralajmërohen temperatura mbi mesataren gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Koha.net.
Vala tropikale është shtrirë thuajse në gjithë Europën dhe deri në Siberi. Temperaturat e zakonshme për fundmuajin e qershorit dhe fillim të muajit korrik tashmë kanë ardhur dhe kanë mbërri në 37 gradë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë ngrohtit u shkaktojnë telashe thuajse të gjithë njerëzve, por mjekët këshillojnë të sëmurët kronikë që të jenë më të kujdesshëm.
Meteorologët kanë paralajmëruar temperatura mbi mesataren e zakonshme për këtë periudhë. Sipas tyre kjo ndodh si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Nga e mërkura, më 28 qershor, do të mbizotërojnë temperatura shumë të larta, maksimalet 33-37 gradë, ndërsa vetëm të hënën, më 26 qershor, do të jetë më freskët, rreth 28 – 34 gradë. Për të premten, më 30 qershor pritet ulje temperaturash, aty-këtu me shi, rrebeshe e shkarkime, madje nuk përjashtohen as vërshime, transmeton Koha.net.
Vala e ngrohtë do të vazhdojë edhe në fundjavë, me zhvillime vranësirash gjatë mbrëmjes, me rrebeshe shiu e bubullimë. Ndërsa temperaturat e larta të pazakonshme priten në muajt vijues – korrik e gusht.