Në vendin ku është vrarë më 16 janar, afër selisë së partisë së tij në Mitrovicën veriore, sot Iniciativa Qytetare SPD , u zbulua pllaka përkujtimore për Oliver Ivanoviqin, njofton radiokim.
Në pllakë përkujtimore, krahas fotos së Oliver Ivanoviqit deh datës së vrasjes së tij është shkruar edhe një thënie e tij nga e cila spikat ajo “Kurrë, kurrë nuk do ta braktis Kosovën”, transmeton Koha.net.
Në zbulimin e pllakës morën pjesë disa anëtarë të familjes së tij, kolegë partiakë dhe miq të tij.
Ata vunë kurora dhe ndezin qirinj te vendi i vrasjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit
-
Katër vjet nga vrasja e Oliver Ivanoviqit
-
Në një mijëditshin e vrasjes, Oliver Ivanoviqi përkujtohet me qirinj
-
Dy vjet nga vrasja e Ivanoviqit, Rakiq kërkon që në hetim të përfshihen edhe ndërkombëtarët
-
Në veri të Mitrovicës shënohet dyvjetori i vrasjes së Ivanoviqit