Janë mbushur një mijë ditë nga vrasja e politikanit më të spikatur serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit. Deri më tash askush nuk është dënuar për këtë krim, ndërsa gjykimi i atyre që janë të akuzuar për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale kthehet në procedurë të serishme.
Opozita e Bashkuar e Serbisë në Beograd dhe qytetarët e Mitrovicës në veri do të organizojnë ndezjen e nga 1000 qirinjve për Oliverin, bëjnë të ditur mediat serbe, transmeton Koha.net.
Përveç në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Beograd, qirinj në përkujtim të Oliver Ivanoviqit do të ndizen edhe në disa qytete të Serbisë, njoftojnë mediat serbe.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë vjet nga vrasja e Ivanoviqit, familjarët kërkojnë zbardhjen e rastit
-
Shtatëvjetori i vrasjes së Ivanoviqit, Serbia vazhdon t’i strehojë kriminelët
-
Djali i Ivanoviqit në shtatëvjetorin e vrasjes së babait: Jam i zhgënjyer, por kam shpresë
-
Protestat në Beograd – energjia e pakënaqësisë
-
Kurti: Vrasësit e Ivanoviqit po enden të lirë në Serbi