Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Platforma për dialog me Serbinë u tërhoq për t’i dhënë hapësirë debatit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka treguar arsyet pse e ka tërhequr Platformën për dialog, që Qeveria e kishte dërguar në Kuvend për shqyrtim.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se këtë e ka bërë për shkak se ka vërejtur një interesim të madh të forcave politike si në Parlament edhe jashtë tij, për debat.

“Për t’i dhënë kohë atij debati dhe për të mos krijuar thyerje mes grupeve politike, e kemi tërhequr Platformën për bisedimet me Serbinë. Me këtë i japim kohë spektrit politik, grupeve parlamentare, që të kontribuojnë me idetë e tyre, propozimet e tyre. Kosova ka nevoje për të gjetur formulën e një përfaqësimi gjithëpërfshirës në këtë temë kaq të rëndësishme”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se si rezultat i konsultave që kanë pasur dhe gjendjes që është krijuar në diskutimet publike në Parlament, ka vlerësuar se ky është një veprim i duhur në këtë kohë.

Artikuj të ngjashëm