Kryeministri Haradinaj ka thënë se nuk është specialist i dialogut, andaj edhe nuk ndihet i përgatitur për ta udhëhequr këtë proces me Serbinë.
Ai ka hedhur akuza ndaj partive opozitare se nuk e kanë lexuar përmbajtjen e platformës, por janë marrë vetëm me atë se kush do t’i prijë këtij procesi.
Qeveria që drejtohet nga Haradinaj, e ka arsyetuar tërheqjen e platformës për dialogun, në mënyrë që të arrihet një konsensus politik shtetëror.
Ndërkaq, pas takimit të Këshillit Ministror për Integrime, kryeministri dhe ministrja e Integrimeve, kanë thënë se Kosova është në rrugë të duhur për t’i bërë reformat integruese.
Të dy kanë kërkuar angazhim shtesë për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës.
Por, LDK-ja kritikon Qeverinë për ngecjen në zbatimin e MSA-së dhe për përmbushjen e kushteve të agjendës evropiane.
Edhe
Platforma për dialog me Serbinë u tërhoq për t’i dhënë hapësirë debatit
Për këtë, kjo parti ka thirrur në interpelancë ministren e Integrimeve Dhurata Hoxha.
Kryeministri Haradinaj ka theksuar se është i pamundur transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese. Ai ka thënë se këtë do ta bëjnë nëpërmjet ligjit.
-
Haradinaj paralajmëron platformë të re për dialogun me Serbinë
-
Haradinaj fajëson BE-në për dobësimin e Kosovës në dialogun me Serbinë
-
Haradinaj: Nuk do të jemi vëzhgues ndaj dialogut, por do të kryejmë rolin opozitar
-
Hoti thotë se s’ka nevojë për platformë për dialogun, kritikohet nga opozita e AAK-ja