Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Platforma online për gjobat në trafik, me gabime

Duke marrë shkas kërkesat e shumta të qytetarëve nëpër stacione policore për t’u informuar për numrin e gjobave të papaguara, Policia e Kosovës ditë më parë ka lansuar një platformë online, raporton KTV.

Por, qytetarët që deri më tash e kanë përdorur këtë aplikacion, nuk kanë gjetur të dhëna të sakta lidhur me numrin e gjobave të shqiptuara. Shqetësuese për ta është edhe siguria e të dhënave personale.

Rreth 61 mijë kërkime janë bërë nga qytetarët për të parë se sa gjoba në trafik i kanë të shqiptuara që nga lansimi i këtij aplikacioni online nga Policia e Kosovës.

Por, për shumë nga ta të gjeturat në këtë aplikacion nuk kanë qenë të sakta.

Njëri nga përdoruesit, Alban Zeneli, thotë se dënimi i vetëm që i ka figuruar në aplikacion ka qenë një gjobë, të cilën ai kaherë e kishte paguar.

Edhe Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet Arbëri 5 muaj më parë Bllokimi nga veturat, Policia rrit numrin e gjobave dhe propozon lëvizje njëkahore në kryeqytet

Shqetësim tjetër për Zenelin është edhe siguria e të dhënave publike.

Megjithatë, në Agjencinë për Mbrojtjen e të dhënave personale kanë përjashtuar çdo mundësi që ky aplikacion mund të cenojë privatësinë e qytetarëve.

Zyrtarë të saj kanë siguruar se të dhënat e qytetarëve janë të mbrojtura.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka thënë se lansimi i këtij aplikacioni është në fazë testuese dhe po punohet që të përmirësohet rifreskimi i të dhënave, megjithatë kanë përmendur mungesën e një sistemi të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces.

Edhe Qarkullimi i mesazheve mashtruese për gjoba trafiku, Policia e Kosovës del me njoftim Kronikë 6 muaj më parë Qarkullimi i mesazheve mashtruese për gjoba trafiku, Policia e Kosovës del me njoftim

“Vlen të theksohet se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces, që përfshijnë: shqiptimin e gjobave nga PK-ja, ndëshkimet/vendimet nga organet e drejtësisë dhe pagesat që realizohen përmes autoriteteve bankare, ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët. Ndërsa, sa i përket shqetësimit rreth mbrojtjes së të dhënave personale, ueb-moduli për kontrollin e gjobave në trafik, është në përputhje të plotë me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të gjitha të dhënat që shfaqen janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptimin e të dhënave.

Nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës nëpërmjet telefonit i kanë thënë KTV-së se sistemi online i gjobave është i unifikuar dhe është në kompetencë të Policisë së Kosovës dhe si i tillë, sipas tyre, nuk ka lidhje me gjykatat.