Shqyrtimi i platformës për fazën finale të dialogut me Serbinë ishte paraparë si pika e 24-t e rendit të ditës në seancën plenare, por Qeveria e ka tërhequr atë nga Kuvendi derisa të arrihet një konsensus i gjerë politik për këtë çështje, raporton KTV.
Para deputetëve nuk ishte kryeministri , por në emër të tij foli ministri i Punës e Mirëqenies, Skënder Reçica.
Ndërkohë, kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar që ka tërhequr platformën nga Kuvendi.
Kryeministri ka thënë se në bisedime mund të shkohet edhe pa platformën e tij, por kërkoi nga partitë politike dhe shoqëria civile bashkëpunim dhe konsensus edhe për emrin.
Një ditë më herët, LDK-ja dhe PSD-ja treguan se nuk e mbështesin këtë platformë, derisa të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Vetëvendosje ditë më parë.
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra e Bërnabiqit s’ka takim të nivelit të lartë
-
Konjufca-Sorensenit: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
-
Kuvendi diskuton për çështjen e presidentit, opozita s'merr pjesë