Subjektet opozitare: Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, degët në Ferizaj shprehen mosbesuese për projektin 6-milionësh “Bashkimi i qytetit”.
Megjithëse Komuna e Ferizajt ndodhet në një recesion buxhetor me afro 40 milionë borxhe, ka paraparë të realizojë një projekt që e ka emërtuar “Bashkimi i qytetit”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas këtyre subjekteve, ky projekt nuk është planifikuar mirë derisa ndërtimi i nënkalimeve ka një kosto të madhe për mirëmbajtje, madje rrjeti i ujërave të zeza dhe ai atmosferik janë të vendosur mbi nivelin e projektit.
Por, komuna e Ferizajt tashmë po prezanton në 3D projektin për këtë bashkim dhe një tjetër të ngjashëm në Nikadin.
Projekti i Komunës dhe Ministrisë së Infrastrukturës ka kosto prej 6 milionë eurosh. Ndërtimi i tunelit parashihet ta lidhë rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” me rrugën “Liman Reka”, ndërkaq tuneli tjetër do ta lidhë rrugën e Nikadinit me atë të Varoshit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Drojë se zgjatja e sheshit deri te Rrethi me Flamur do të bllokojë më shumë Prishtinën
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Basha viziton punimet në një rrugë në Ferizaj, thotë se Komuna ende s’i ka ndarë mjetet që obligohet
-
Rama kushtëzon tërheqjen nga nisma për taksë për jorezidentët
-
Rama: Nëse Qeveria i zhbllokon fondet e BERZH-it për unazën e qytetit, s’do të ketë tarifa për askënd