“Unë, vullnetari për mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare, betohem në emër të kombit tim dhe mbi flamurin kombëtar se do të luftojë kundër çdo tradhtari të interesave tona kombëtare, deri në pikën e fundit të gjakut tim. Do t`u bindem dhe do të zbatoj urdhrat e drejtuesve të mi direkt e të eprorëve të tyre, që kanë për qëllim pastrimin e kombit tonë nga tradhtarët e çdo ngjyre. Në rast se e shkel betimin, unë jam gati të pranoj dënimin që me jep udhëheqja e këtij organizimi atdhetar”. Ky është teksti i betimit, i cili dyshohet se është përdorur nga udhëheqësit dhe anëtarët e organizatës “Syri i Popullit”.
Besohet se të njëjtin betim e kanë bërë 10 të akuzuarit për terrorizëm e hakmarrje, para se të fillojnë aktivitetet vitin e kaluar, e të cilat Prokuroria i ka cilësuar si kriminale.
Bazuar në aktakuzën, që e ka siguruar “Koha Ditore”, Murat Jashari, Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha dhe Rexhep Topllana janë anëtarë të “Syrit të Popullit”, si dhe pjesë e të ashtuquajturve “Avni Rrustemat”.
Ky grup dyshohet se aktivitetet i ka filluar nga data 15 mars e vitit 2015. Prej atëherë, të akuzuarit dyshohet se kanë planifikuar fillimin e aksioneve, të cilët kanë pasur për qëllim destabilizimin ose shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Kosovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Tetë të akuzuarve në rastin “Syri i Popullit”, 41 vjet dënim
-
Gjykata dënon pjesëtarët e “Syrit të Popullit”
-
Sot pritet vendimi për rastin “Syri i Popullit”
-
Të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit” japin fjalën përfundimtare
-
Prokuroria kërkon burgim për shtatë të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”