Ish-pjesëtari i UÇK-së, Pjetër Shala, në seancën ku është mbajtur fjala hyrëse e mbrojtjes është deklaruar i pafajshëm.
“Dua të ju them qartë dhe pa asnjë dyshim që jam plotësisht i pafajshëm për të gjtiha akuzat që më janë ngritur dhe pretendojnë të më bëhen në këtë proces”, ka theksuar ai.
Shala, i cili ngarkohet me tortura mizore të kryera në Fabrikën e Metaleve në Kukës mes majit e qershorit të 1999-s, ka theksuar se ka luftuar për lirinë e vendit të tij dhe jo kundër civilëve.
“Unë qëndroj këtu përballë jush, të ju them se e respektoj drejtësinë, kurrë asnjëherë, këto që më ngarkohen në aktakuzë, që kam luftuar për lirinë e vendit tim dhe vendit tim dhe asgjë më shumë, të një regjimi kriminal të Millosheviçit, por kurrë, asnjëherë kundër civilëve. Nëse është qëllimi i këtij institucioni që të më dënoni që kam luftuar për lirinë e vendit tim, në rregull, por jo në këtë mënyrë, të njollosem, të baltosem, këto nuk janë metodat tona ... ne nuk kemi luftuar kundër civilëve, as nuk kemi të bëjmë asgjë me akuzat që me janë ngritur, ato janë të panjohura”, ka deklaruar Shala.
Deklarata e Shalës, me kërkesë të mbrojtjes është bërë pa betimin e tij para trupit gjykues.
Edhe
Shala mbron pafajësinë para Speciales në Hagë, thotë se luftoi për lirinë e vendit dhe popullit
Seanca e radhës në këtë rast është caktuar për 27 mars ku do të vazhdohet me [paraqitjen e provave.