Në Akademinë ushtarake në SHBA, ka diplomuar pjesëtari i FSK-së, rreshter-majori Fetah Zejnullahu.
Zejnullahu gjatë periudhës një vjeçare në “United States Army Sergeant Major Academy” ka treguar rezultate të mëdha si nga ana akademike ashtu edhe nga ajo fizike.
Rezultatet e përgjithshme akademike mbi 90%, kurse në aktivitete fizike, Zejnullahu ishte i vetmi student ndërkombëtar që në testin e fitnesit fizik arriti mbi 300%, njofton televizioni publik.
Rreshter Fetah Zejnullahu mori pjesë në tri gjysmë maratona vrapi, Bataan March 40 K, Harlbour Challange, Norwegian Foot March 30 K dhe shumë aktivitete tjera fizike.
Gjithashtu Zejnullahu përfundoi me sukses kursin "Commandan Pre-Command Course".
Gjatë qëndrimit të tij një vjeçar Zejnullahu mori shumë lëvdata dhe shpërblime si nga stafi akademik po ashtu edhe nga studentet amerikanë.
Edhe
FSK-ja bëhet edhe me një oficer të diplomuar në Akademinë e Rreshter Majorëve në SHBA
Në "United States Army Sergeant Major Academy" përfunduan studimet "Class 68" gjithesej 712 nënoficerë nga vende të ndryshme.
{gallery}