Nëntoger Enis Cikaqi ka përfunduar me sukses kursin "Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)" në Fort Sill, Oklahoma të SHBA-së, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që diplomon në këtë program.
Sipas njoftimit të FSK-së, kjo arritje përbën dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të oficerëve tanë, të cilët po përfaqësojnë denjësisht Republikën e Kosovës në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.
“Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale të oficerëve, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim. “Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”.
-
Diplomojnë kadetët e rinj të FSK-së
-
Pjesëtarë të FSK-së stërviten për snajperë dhe liderë luftarakë
-
KFOR-i amerikan zhvillon trajnime kundër dronëve për rritjen e sigurisë në Kosovë
-
FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”
-
Kurti pret në takim dy kongresistë amerikanë, flasin për thellim bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes