Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pjesëtarëve serbë që lanë FSK-në u ndalet rroga

40 pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kërkuan demilitarizimin e tyre, u është ndalur rroga.

Kjo, pasi ata që kur dorëzuan dorëheqjen, nuk janë paraqitur fare në vendin e tyre të punës, raporton KTV.

Komandanti i FSK-së, gjeneral-lejtnat, Rrahman Rama, në një intervistë për Kohavisionin, ka treguar se largimi i tyre tashmë është definitiv dhe nuk ka kthim prapa.

Për gjeneral Ramën, i rëndësishëm është fakti se ata nuk janë larguar nga aty, për shkak të diskriminimit etnik, por vetëm pse dikujt i ka penguar suksesi i FSK-së .

Ai ka bërë të ditur se kanë biseduar me të gjithë serbët e tjerë të Forcës për të parë nëse shantazhet dhe presionet kanë ndikuar tek ata.

Edhe Sipas gjeneralit Rama, largimi i serbëve nuk ndikon në transformimin e FSK-së Arbëri Sipas gjeneralit Rama, largimi i serbëve nuk ndikon në transformimin e FSK-së

Presionet, thotë se janë të ndikuar politikisht dhe për këtë, ka thënë se kanë qenë në dijeni të gjithë aleatët e FSK-së, përfshirë edhe NATO-n.

Ai ka folur edhe për planet që ka Forca në rritjen e kapacitetit të saj në aspektin universitar, ku në vitin 2019-2020, ka paraparë që në Qendrën Universitare të pranojë ushtarakë, jo vetëm nga shtete e rajonit, por edhe më gjerë.