Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pishpora, plazh i sapohapur 20 km larg Fierit

Hartës së plazheve në vend i është shtuar edhe një plazh i ri. Ai është plazhi i Pishporës në Fier, por që nuk frekuentohej për shkak se nuk kishte rrugë.

E sapohapur, është një rrugë ranore. Të çon në plazhin më të ri të vendit. Në Pishpor 20 km larg qytetit të Fierit.

Dhe pse ka ekzistuar gjeografikisht pushuesit nuk mund të mbërrinin aty.

“Është plazh i paprekur, tani po hapen lokalet e rinj, falë rrugëve që u bënë”

“Është plazh i virgjër, do dorë nga njerëzit, duhet pastruar”

Ndodhi nga dëshira e një burri, të cilit i tërhoqi vëmendjen zona atraktive. Ai thjesht investoi një shteg rëre.

“Shikoja shumë të huaj që vinin deri ën një farë vendi dhe nuk kalonin dot dhe më lindi dëshira, pse të mos u hap rrugë unë këtyre personave që ta shijojnë këtë plazh. Është ndër plazhet më të pastra, janë 3-4 km rrugë e përshkueshme pa problem”.

Në ditët e para të Korrikut janë vendosur çadrat dhe shezllonet e para. Dikush edhe po ngre një kabinë plazhi.

Pushuesit e parë ndjehen të kënaqur. Ata e kanë patur gjithmonë pranë, por s’kane mundur ta shijojnë.

“Është plazhi i virgjër, rërë kuratiove, sot është bërë rruga do vijnë edhe më shumë, është plazh i pasur me jod”.

Momentalisht duket si një oazë e vogël. Me pak njerëz, ku ende nuk ka shkuar energjia elektrike. Në një të ardhme Pishpora ndoshta do të renditet tek plazhet më shumë të dëshiruara për bregun e pastër, rërën, qetësinë, por edhe dunat ranore të rralla për çdo bregdet, jo vetëm në Shqipëri.

Artikuj të ngjashëm