Subjektet politike të Vitisë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës hapjen e një vendkalimi kufitar me Maqedoninë në Debëlldeh.
Bekim Azizi, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, ka thënë se nuk ka pasur diskutime në Kuvendin Komunal për këtë gjë, dhe se pushteti nuk ka bërë presion tek Qeveria që të hapet vendkalimi kufitar, i cili ishte paralajmëruar pasi ishte bërë demarkimi me Republikën e Maqedonisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi thotë se duhet të bëhet më shumë presion që të realizohen kërkesat e banorëve, por edhe të trajtohen më seriozisht çështjet e interesit të përgjithshëm, shkruan sot Koha Ditore.
“Asnjë hap nuk është bërë në këtë drejtim, dhe qeverisja komunale nuk ka bërë asnjë tentim që të hapet pika kufitare. Nuk është diskutuar as në Kuvendin Komunal, dhe hapja e vendkalimit kufitar është në interes të Komunës së Vitisë. Është kompetencë e nivelit qendror, mirëpo iniciativa duhet të jetë nga niveli komunal dhe presioni duhet të bëhet nga poshtë. Në atë zonë ka humbur edhe interesimi për jetë, sepse nuk ka pasur zhvillim dhe hapja e pikës kufitare jo vetëm që e kishte ndihmuar atë zonë por e kishte ndihmuar gjithë komunën”, ka thënë ai...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.