Të rrezikshme e ka quajtur idenë e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufijve, njohësi i çështjeve të Kosovës, amerikani David Philips.
Por, megjithatë, ai ka thënë se kjo ide është e dështuar dhe duhet menduar për ide të reja.
Philips, në Prishtinë, erdhi si drejtor i programit për ndërtimin e paqes dhe të drejtat në Institutin e Universitetit Columbia, ku bashkë me Institutin Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave, ka prezantuar publikimin “Kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës”.
Ai tha se Rusisë realisht nuk i intereson për serbët e veriut të Kosovës dhe Serbinë, derisa kërcënim për Kosovën e vlerëson edhe Turqinë.
Drejtori i KIPRED-it, Lulzim Peci, tha se qëllimi i publikimit është ofrimi i një analize gjithëpërfshirëse lidhur me kërcënimet dhe sfidat për sovranitetin e Kosovës.
Ish-ambasadori i Maqedonisë në Suedi, Agon Demjaha, tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kërcënon direkt sovranitetin e Kosovës, pasi vlerësoi se ai nuk zhvillohet si mes dy shteteve të pavarura.
-
Philips: Prapa gjithë sjelljeve të Serbisë fshihen interesat e Rusisë në rajon
-
“Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës”
-
Philips dhe Serwer kundër idesë së shkëmbimit të territoreve - Kjo destabilizon rajonin, thonë ata
-
Philips: Rusia e sheh të përshtatshme Mitrovicën për përshkallëzimin e tensioneve
-
Bashkëpunimi ushtarak serbo-rus konsiderohet kërcënim për Kosovën