Sot në Graçanicë u mbajt Kuvendi i katërt zgjedhor i Partisë së Pavarur Liberale (PPL) në të cilën është përzgjedhur udhëheqësia e re. Kryetar i partisë unanimisht u zgjodh, Slobodan Petroviq.
Në Kuvendin e sotëm të PPL-së janë zgjedhur katër nënkryetarë dhe zëvendëskryetarë: Bojan Stojanoviq, Boban Stankoviq, Sandra Gjokiq dhe Bojana Todoroviq.
Kryetar i Bordit ekzekutiv i PPL-së është përzgjedhur Nebojsha Rashiq, ndërsa postin e sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie do ta ketë Hristina Kostiq, raporton televizioni puublik. Drejtor ekzekutiv i Partisë Liberale do të jetë Predrag Qirkoviq, derisa drejtor i financave do të jetë Nikola Dimitrijeviq.
Pas përfundimit të Kuvendit zgjedhor, kryetari i Partisë së Pavarur Liberale, Slobodan Petroviq ka theksuar se do të angazhohet për jetë më të mirë të serbëve dhe të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
“Na presin shumë sfida në periudhën e ardhshme, si parti, por edhe si pjesëtarë të komunitetit serb. Për këtë arsye është me rëndësi që kryesia të cilën e zgjodhëm sot të mos heqë dorë nga lufta për jetë më të mirë e me të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, ka shtuar Petroviq.
-
Lista Serbe me kryesi të re, zotime të vjetra
-
Petroviq e Abbott kërkojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re
-
Petroviqi takon ambasadorin Kosnett, i ankohet për presionet nga Lista Serbe
-
SLS e Sllobodan Petroviqit: Vuçiqi po përçanë serbët në Kosovë
-
Subjektet serbe me dallime programore në garën zgjedhore