Atentati ndaj Oliver Ivanoviq seriozisht e ka vënë në pyetje dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës, ka vlerësuar ish – emisari i BE-së për Kosovën Wolfang Petritsch, trasnemton Koha.net.
Petrisch në një bisedë për gazetën vjeneze "Die Presse", ka thënë se e ka goditur shumë vrasja.
„E kam njohur Ivanoviqin, sigurisht në fazën më të vështirë të konfliktit ë Kosovës, si një njeri të mençur, njëri nga të rrallët në anën e MiIosheviqit i cili sinqerisht luftonte për zgjidhjen e problemit të shumicës shqiptare. Nuk dëshiroj të spekuloj për prapavijën, por atentati e ka vënë seriozisht në pyetje dialogun“, ka sqaruar ai.
Ai ka theksuar se tani është me rëndësi që çështjet e hapura të zgjidhen sa më shpejt në Bruksel.
Duke theksuar se gjithmonë e ka përkrahur Gjykatën Speciale në Kosovë, Petritsch ka thënë se me rëndësi është që ajo të kufizohet në rastet eklatante.
-
Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
-
Petritsch për zhvillimet në Kosovë: BE-ja dhe SHBA-ja t’i detyrojnë palët t’i kthehen dialogut
-
Lajçak: Ditëve në vijim do të punoj në gjetjen e një rruge përpara
-
Lajçak: T’i kthehemi menjëherë dialogut
-
Vuçiqi i kërkon falje Gjermanisë për deklaratën e Gashiqit lidhur me rastin e vrasjes së Ivanoviqit