Partia “Lëvizja Socialiste për Integrim” zgjodhi në mbrëmje kryetarin e ri të saj, Petrit Vasili, pas largimit të presidentit të zgjedhur Ilir Meta.
Partia e dytë e koalicionit qeveritar e mori këtë vendim në një nga forumet drejtuese të saj, konventa kombëtare.
Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, aktualisht ministër i drejtësisë, është prej disa vjetësh një nga drejtuesit kryesorë të partisë.
Ai ka marrë pjesë, së bashku me ish-kryetarin Meta, në një seri takimesh dhe negociatash me partitë e tjera dhe ka përfaqësuar LSI-në në forume të ndryshme.
Vasili ka mbajtur në kabinete të mëparshme postin e ministrit të shëndetësisë
Artikuj të ngjashëm
-
Petrit Vasili dorëhiqet nga posti i kreut të LSI-së
-
Vasili propozon Kryemadhin, gruan e Metës, për kryetare të LSI-së
-
Meta jep dorëheqje nga të gjitha funksionet në LSI, i përkushtuar të gjejë zgjidhje me opozitën
-
Ilir Meta i kthehet partisë, ia ndryshon emrin LSI-së
-
Nënkryetari i LSI-së: Kriza të zgjidhet mes opozitës e PS-së, pasojat e saj i vuan Shqipëria