Petrit Vasili, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, u pyet nga A2 CNN nëse do të ishte e gatshme opozita që për të zgjidhur krizën politike në të cilën ndodhet vendi, të ulet në një tryezë me Edi Ramën.
Vasili u përgjigj: “Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste dhe kriza do të zgjidhet mes opozitës dhe PS-së. Unë shpreh vullnetin tim që kriza të marrë fund sepse pasojat e krizës i vuan Shqipëria dhe ekonomia e saj. Duhet rikthim i shtetit ligjor. Kriza e zgjatur del jashtë kontrollit dhe të dëmtuarit janë gjithmonë qytetarët”.
Më tej, Vasili theksoi se kjo nuk përbën një ndarje pikëpamjesh me Partinë Demokratike: “Me PD-në nuk kemi pasur asnjë ndarje për çështje të mëdha të karakterit parimor. Mendojmë njëlloj që kriza duhet zgjidhur, ndërmjetësimi ndërkombëtar është i mirëpritur dhe në 13 Tetor të shkojmë të mbajmë zgjedhje dhe t’i heqim damkën e votimeve vendit tonë”.
Sipas Vasilit, zgjedhjet në Shqipëri e kanë një datë të caktuar nga Presidenti: 13 Tetorin.
“Duhet të hapen procedurat e zgjedhjeve të 13 Tetorit. Vetëm Rilindja e Edi Ramës po i kundërshton dekretet e Presidentit. Meqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, (Rama) le të ndjekë procedurat për zgjedhjet e ligjshme dhe më pas të ankohet në Gjykatën Kushtetuese. Edhe nuk është ankuar dhe kërkon të rrëmbejë pushtetin në tavolinë me votime pa zgjedhje. Siç regjistroi ankim Presidenti për teatrin, edhe Edi Rama të ankohet”, deklaroi Vasili/A2CNN.
-
PD-ja më 13 qershor mban zgjedhjet e brendshme për kryetar të ri
-
Basha do zgjedhje të parakohshme ose bllokim të qeverisë me protesta
-
Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, në planet e Ramës nuk është dorëheqja
-
Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas dështimit të hapjes së bisedimeve me BE-në
-
5 pikat e opozitës për dalje nga kriza në Shqipëri, s'ka protesta para 18 tetorit