Tiranë, 27 mars - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) vendosi të hënën t’i japë mandatin e deputetit, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), qarku Lezhë, Petrit Preng Gjoni.
Marrja e mandatit prej tij plotëson zbrazësinë e krijuar në Kuvend pas dorëheqjes së deputetit socialist, Armando Prenga.
Sipas administratës zgjedhore, kandidati Gjoni i plotëson të gjitha kriteret e parashikuara në kodin zgjedhor, përfshi dhe ato në ligjin e dekriminalizimit. Ai figuron i padënuar nga gjykatat shqiptare, pas verifikimit të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit.
Mandati i dorëzuar i deputetit Armando Prenga i kaloi kandidatit të LSI-së, pasi kandidati i radhës në listën e PS-së, Kastriot Piroli, u dorëhoq nga zgjedhja në këtë detyrë, duke ja lënë vendin kandidatit në listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Me marrjen e mandatit nga Petri Gjoni, grupi parlamentar i LSI-së shtohet dhe me një deputet, duke e çuar në 19 numrin e tyre.
-
LSI-së i firon një tjetër kandidat, kërkon mandatin në KQZ
-
Deputeti i PS-së dorëzon mandatin e deputetit, pritet arrestimi i tij
-
Ilirjan Celibashi zgjidhet me 106 vota në krye të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Shqipëri
-
Betohen 12 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, numri shkon në 121
-
Parlamentit të Shqipërisë i mungojnë edhe 20 deputetë, pas djegjegies së mandatave të opozitës