Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Kosova ka thyer marrëveshjen e CEFTA-s me vendosjen e masave anti-damping ndaj produkteve serbe.
“Beogradi nuk pati mundësi të deklarojë dhe ofrojë argumentet e veta mbi masën anti-damping, si[ parashihet me nenin 22 të marrëveshjes së CEFTA-s dhe as nuk u informua përmes mekanizmit CEFTA, por përmes mediave”, ka thënë Petkoviq për “Vesti”.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës, Rozeta Hajdari, të premten mbajtur konferencë lidhur me masat antidamping. Ajo ka thënë se vendimi lidhet me masat mbrojtëse antidamping të importuara nga Serbia.
“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marre në përputhje me Kushtetutën, masat antidamping. Masat antidamping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive. Sot është dita e 61 nga fillimi i hetimeve. Në caktimin e lartësisë së masave, jemi kujdesur qe prodhuesit vendorë të mos rrisin çmimin për konsumatorët”, ka thënë ajo.
-
Kosova merr masa mbrojtëse ndaj disa kompanive serbe
-
Hoxhaj: BE-ja shkeli Marrëveshjen e Brukselit me mënyrën si u përfaqësua Kosova në CEFTA
-
Hajdari ia atribuon Qeverisë meritën për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA pa UNMIK-un
-
Oda Amerikane mirëpret vendimin e Qeverisë për ndyshim të masës së sigurisë për mallrat serbe
-
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe