Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, po qëndron në Kosovë, siç raportohet, me leje të Ministrisë së jashtme të Kosovës. Ndalesa e pare e tij ishte Leposaviqi, ku mediat locale raportojnë se ai ka biseduar me qytetarët serbë në lidhje me ndihmën financiare që Qeveria e Serbisë e ka ndarë për ta.
Siç ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë, janë ndarë 200 euro për serbët e papunësuar dhe nga 100 euro për të gjithë të punësuarit, fëmijët dhe pensionistët. Petkoviq po ashtu ka vizituar selinë e bankës nëpërmjet të cilës po bëhen pagesat, ndërsa në deklarimet e tij ai ka përkujntuar serbët e Kosovës se këtë ndihmë financiare ua ndanë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, ndërsa Kosovën në vazhdimësi e ka quajtur “Kosovë dhe Metohi”.
“Është një dëshmi se sa shumë shteti i Serbisë mendon për njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi, dhe është një ndihmë shtesë për qytetarët tanë. Shteti gjithmonë do të jetë këtu për njerëzit tanë, t’i ndihmojë ata”, citohet të ketë thënë Petkoviqi në Leposaviq, duke iu referuar Kosovës edhe si “krahinë jugore e Serbisë”.
Deri në orët e mbremjës të së hënës nuk pati ndonjë reagim institucional apo politik ndaj gjuhës së përdorur nga zyertari i Serbisë në Kosovë.
-
Petkoviq rikujton ndihmën e Beogradit për shëndetësinë e serbëve në Kosovë
-
Serbia tenton të ndikojë te vota serbe në Kosovë para zgjedhjeve parlamentare
-
Petkoviqi thotë se iu refuzua kërkesa për vizitë në Kosovë
-
Petkoviqi dhe Lista Serbe priten me sharje nga serbët në veri
-
Mediat serbe shkruajnë se Petkoviqi do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë