Gazetari Borjan Jovanovski është sulmuar për herë të dytë në Shkup. Ai është pështyrë në fytyrë dhe quajtur tradhtar, për shkak të raportimeve të tij për qeverisjen e Nikolla Gruevskit dhe partive në pushtet.
Kjo, tregojnë gazetarët në Maqedoni, është bërë gati normale në vitet e fundit, ku sulmet dhe presioni ndaj gazetarisë së pavarur janë shtuar dukshëm, veçanërisht për shkak të qasjes së qeverisjes së VMRO-DPMNE, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetarja e BIRN-it në Maqedoni, Meri Jordanovska thotë se nëse gjërat nuk do të ndryshojnë së shpejti, Maqedonia nuk do të dallojë nga Kina për liri të shprehjes.
Asociacioni i Gazetarëve në Maqedoni arsyetimin për këtë çfarë po ndodh e bën, duke thënë se Maqedonia nuk është demokratike.
Pështyhet e quhet tradhtar gazetari maqedonas... by kohanet