Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë të vdekur e 156 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërsa janë regjistruar edhe 156 raste të reja.

Me pesë të vdekurit sot, shifra totale e viktimave ka shkuar në 245.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 88 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4184, që nga fillimi i epidemisë.

Deri tash në Shqipëri janë regjistruar 8275 raste pozitive, me 3846 raste aktive.