Arbëri

Pesë raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Kështu numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,379, ndërsa ai i viktimave 2,451.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.