Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë projektet që fitoi Shqipëria në Trieste

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, doli në një konferencë për shtyp pas kthimit nga samiti i Triestes.

Rama u përgjigj kritikave se Shqipëria ka shkuar pa asnjë projekt në Trieste.

Sipas Ramës, Shqipëria ishte vendi që fitoi më shumë projekte.

“Fituam mbështetje për katër projekte, plus një projekt rajonal.

Pesë projekte që morën mbështetje janë:

Edhe Rama prezanton idenë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë Arbëri Rama prezanton idenë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë

-Rindërtimi i kalatës 1 dhe 2 në Portin e Durrësit;

-HEC-i i Skavicës;

-Bajpasi i Lezhës;

-Zhvillimi i turizmit ndërkufitar në Liqenin e Shkodrës; dhe

-Projekti rajonal për linjën e transmetimit të energjisë”.

Edhe Rama i quan broçkulla fjalët për rikrijimin e Jugosllavisë Arbëri Rama i quan broçkulla fjalët për rikrijimin e Jugosllavisë

Rama tha se nuk është lënë pas dore as Korridori Blu, që do të lidhë zonat bregdetare në rajonin tonë.

“Është avancuar për projektin e fizibilitetit të Korridorit Blu si pjesë e unazës turistike mesdhetare.

Së shpejti do çelet gara për segmentin hekurudhor Tiranë-Rinas-Durrës,” tha Rama.

Më pas ai deklaroi se në vjeshtë nis edhe ndërtimi i Rrugës së Arbrit.

Edhe Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi Arbëri Rama për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Me Kurtin do t’i eksplorojmë dy pista financimi

Rama tha se do punohet edhe për aksin e Kardhiqit në jug, që ka rëndësi të madhe.

“Në Fier do të ndërtohet një spital i parë ekselence në Shqipëri,” premtoi Rama.