Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë lagje të Prishtinës për 7 orë do të kenë mungesë uji

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët e lagjes Veternik, lagjes Qëndresa, fshati Hajvali, Çagllavica, Mirdita, se gjatë ditës së sotme prej orës 9 deri në orën 16 do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në zonat e lartcekura, janë punimet teknike / intervenimi në tubin furnizues DN 250 mm në fshatin Hajvali. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo