Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Samet Jonuzi, kanë përuruar rrugën e asfaltuar që lidh fshatrat Jabllanicë dhe Zaplluzhë të kësaj komune.
Pas prerjes së shirit, Zharku tha kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për banorët e kësaj ane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kjo rrugë është ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe do të bëjë më të lehtë qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave. Njëherësh ndihem mirë që kam pasur rastin ta realizojmë një projekt të tillë, sepse kjo zonë e ka merituar këtë rrugë”, ka thënë Zharku.
Ndërsa kryetari i Dragashit, Samet Jonuzi, falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës, që bëri të mundur asfaltimin e një rruge e cila “ishte ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj ane”.
Rruga Jabllanicë-Zaplluzhë ka në gjatësi prej 8.6 kilometra, ndërsa ka kushtuar 820 804.40 euro. Kjo rrugë është asfaltuar nga Ministria e Infrastrukturës.