Në Deçan, të mërkurën, është përuruar shtëpia e komunitetit për persona me aftësi të kufizuara. Ky objekt është rregulluar për këtë komunitet me investim të deçanasit që jeton në SHBA, Homdi Lataj.
Ne ceremoninë e përurimit të këtij objekti, siç njoftoi zyra për informim e Komunës së Deçanit, kreu i kësaj komune Bashkim Ramosaj ka falënderuar familjen Lataj, jo vetëm për këtë donacion, por edhe për disa investime të tjera që i ka bërë në Komunën e Deçanit.
“Njerëz të tillë si Homdi Lataj duhet vlerësuar lart më vetë faktin se nga fitimi i tyre familjar ndajnë mjete për investime si ky sot, duke e ditur se në këtë shtëpi gjejnë trajtim 12 persona me nevoja të veçanta dhe mendore të cilët kanë trajtim 24 orë nga stafi punues, për çka edhe duhet falënderuar”, ka thënë Ramosaj.
Ndërsa, drejtoresha e kësaj shtëpie, Hane Lekaj-Berisha, është shprehur mirënjohëse ndaj familjes Lataj, të cilët, sipas saj, kanë bërë të mundur rregullimin e kësaj shtëpi.
“Në këtë objekt janë krijuar kushte shumë të mira për trajtimin pacientëve të cilët qëndrojnë në këtë shtëpi, po ashtu duke shtuar hapësira të reja për pacientë të rinj, njëkohësisht krijimin e kushteve më të mira edhe për mjekët, infermieret dhe administratën e këtushme, hapësira të cilat i kanë munguar kësaj shtëpie”, ka thënë drejtoresha e kësaj shtëpie.
-
Deçani bëhet me objekt të ri të Urgjencës
-
Në Prizren hapet Shtëpia e Komunitetit për Personat me Aftësi të Kufizuara Intelektuale
-
Gjini prezanton park në Korenicë. Ramosaj pajisje për kujdes paliativ në Deçan
-
Ramosaj synon mandatin e tretë për kryetar të Deçanit, premton zhvillim të hovshëm e turizëm modern
-
Ramosaj synon mandatin e tretë në Deçan: Prioritet zhvillimi ekonomik e infrastruktura