Lumir Abdixhiku përbën përjashtim nga kryetarët e deritashëm të LDK-së. “Djaloshi” i partisë më të vjetër, përpos që ia ngushtoi rrethin kastës së moçme brenda subjektit politik, nuk ngurroi të sillej idhnak e arrogant edhe në paraqitje publike, edhe në raport me njerëzit në pushtet, e po kështu edhe me presidentin e Shqipërisë.
Ai vazhdoi t’u japë hapësirë njerëzve të rinj, që i rekrutoi në LDK. Të sapoinkuadruarit i bëri udhëheqës forumesh e edhe degësh, dhe margjinalizoi rolin e gardës së vjetër.
Jo pak aktiv u tregua edhe në Kuvend, e në shënjestër pati kryeministrin. E quajti të paaftë e autokrat. Dhe, s’i kurseu as ofendimet. Në një rast, iu drejtua shefit të Qeverisë, me: “Lidhe zëvendëskryeministrin”.
Abdixhiku u tregua idhnak edhe me presidentin e ri të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e realizoi në Kosovë. Begaj vendosi t’i takojë në Kuvend opozitarët, e kryetari i LDK-së refuzoi t’i shkonte në takim, nën arsyen se presidenti duhej të paraqitej në zyrat e partisë. Veproi kështu, ani se presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i pati shkuar në hotel për takim.
-
Personalitetet 2021/ Lumir Abdixhiku: Juniori, kryetar i partisë seniore
-
Në LDK kërkojnë që nënkryetari i partisë t’ia zërë vendin kryetarit
-
Abdixhiku: Pezulloj angazhimet për formimin e institucioneve pas nismës për shkarkimin tim
-
150 nënshkrime “të padeponuara” për shkarkimin e Abdixhikut
-
Salihaj: Vlimi në LDK ka nisur më herët, e defaktorizon në procesin e formimit të institucioneve