Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet e vitit 2022: Jahja Kokaj – Actum-tactum-lactum

Jahja Kokaj është ndër deputetët që rrallë flet. Dhe, jo me dëshirën e tij. U ankua që në Vetëvendosje, parti së cilës i përket, po i thonë të mos flasë. Por, edhe kur flet, kolegët e tij e kanë të vështirë t’ia kuptojnë gjuhën shkencore me të cilën i shpjegon gjërat.

Kur Kosova u përball me grevën e mësimdhënësve, ai tha se s’po e zë gjumi natën shkaku i pasojave që orët e humbura lënë tek fëmijët. Dhe, nisi ta arsyetojë brengën, duke përmendur “kuantitetet”, “neuroshkencën”, e “aftësitë kognitive dhe emocionale” të fëmijëve. Dhe, tek tha se arritja te një synim nuk do të duhej të bëhej nëpërmjet grevave, ia plasi latinishtes: “Actum-tactum-lactum”.

Kokaj shërbeu edhe si ekspert shpjegimesh të terminologjive të komplikuara, mes opozitës e kryeministrit. Enver Hoxhaj konsideroi se gjatë vitit pati një lloj “hapje të qiellit” për diplomacinë dhe se kryeministri s’po e shfrytëzonte këtë rrethanë. Kurti e luti deputetin Kokaj t’ia shpjegonte kuptimin e fenomenit. E Kokaj pa përtuar tregoi se “hapja e qiellit” është fenomen kuantik dhe foli për “energjinë optike” e për yllin polar.

Artikuj të ngjashëm