Plot gojën reformë në sistemin e drejtësisë, por as në vitin e dytë të mandatit ndryshimet në sistem nuk u panë. Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, reformat i mbetën në tentativë.
Nëpërmjet vettingut ajo synoi ta pastronte sistemin nga gjyqtarë e prokurorë pa integritet. Por, hoqi dorë nga mësymja që procesit t’i prijë vetë. Në fundvit pushteti dhe opozita bënë grup i përbashkët për të hartuar amendamente kushtetuese e ligjore për këtë proces, duke e kaluar autorësinë për vettingun nga Qeveria në Kuvend.
As nismën ligjore për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme nuk e finalizoi. Kuvendi ia ndryshoi në masë përmbajtjen Projektligjit, duke përfshirë në të numër të madh rekomandimesh të dhëna nga Komisioni i Venecias.
Edhe këtë vit ishte në luftë me gjyqtarë e prokurorë. Dhe, në një moment, në mënyrë të njëanshme ata ndërprenë çfarëdo komunikimi me Qeverinë. Shkak për këtë u bë vendimi i Ekzekutivit për t’i ulur pagat për gjyqtarë e prokurorë. Dhe, ndonëse gjykata pezulloi vendimin, komunikimi nuk u rikthye.
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses
-
Haxhiu: S’mund t’i gënjej qytetarët, opozita bllokoi reformën në drejtësi
-
Haxhiu: Ka pengesa të vazhdueshme për reformë nga institucionet e drejtësisë
-
Haxhiu pranon se Vettingu nuk është ai që është premtuar nga Vetëvendosja