Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Ardian Kastrati: “Protestuesi” i Kuvendit

Përveç atë të deputetit, detyrë të re i dha vetes këtë vit Ardian Kastrati i PDK-së. Në pothuajse secilën paraqitje në foltoren e Kuvendit “protestoi”.

Kritikën ndaj kryeministrit Kurti për përdorimin e veturave zyrtare në fushatën për zgjedhjet lokale, deputeti i PDK-së e bëri duke ia lënë atij në tavolinë një veturë lodër. E arsyetoi veprimin me nevojën që të mbetet në “se si ndërlidhen fjalët dhe veprimet politike me ato konkrete”.

Mosreagimin e Qeverisë së Kosovës karshi deklarimeve të ministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, që masakrën e Reçakut e quajti trillim, Kastrati e ilustroi me një pankartë në gjuhën serbe, në të cilën shkruhej “Vuline pusti vodu”, e që në shqip i bie “Vulin, lëshoje ujin”.

“Shuj me axhin”- ishte përgjigjja e Kastratit ndaj reagimeve që mori nga deputetët e Vetëvendosjes për këtë veprim të tij.

Të tilla “protesta” pati shpesh. Dhe, përpos nëpërmjet të tilla veprimeve, disa mesazhe i dha edhe me mbishkrime në fanella që i ekspozonte në Kuvend.