Situata në Kuvend u tensionua pasi kërkesa për ndërhyrje procedurale nga deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorgjev ia refuzua në kryeparlamentari, Talat Xhaferi. Xhaferi tha se Gjorgjev kishte të drejtën e replikës ndërkohë ai këmbënguli për ndërhyrje procedurale edhe përkundër thirrjeve të kryeparlamentarit që ta lëshojë foltore. Xhaferi kërkoi ndërhyrjen e sigurimit të Kuvendit për të larguar nga foltorja Gjorgjevin. Pasi sigurimi u afrua në foltore ndërkohë Gjorgjev vazhdonte të flasë Xhaferi e ndërpreu senacën dhe kërkoi 10 minuta pauzë, transmeton Alsat-M.
Paraprakisht në foltore ishte deputeti i VMRO-së Ilija Dimovski i cili kërkoi nga kryeparlametnari që të caktojë një seancë ku do të diskutohet për gjendjen alarmante në qytetin e Strugës, ku me ditë të tëra vazhdon djegja e deponisë së egër .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e pestë, ku si pikë të fundit në rendin e ditës është zgjedhja e zëvendës ministrave të Qeverisë.
Kjo pikë me kërkesë të deputetit Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-ja dje është zhvendosur si e fundit në seancë me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë që të përgatiten për debat.
Para se të debatojnë për zgjedjen e zëvendës ministrave, deputetët në Kuvendin e Maqedonisë do t’i shqyrtojnë raportet vjetore të disa institucioneve, ndërsa do të debatojnë edhe për iniciativën qytetare për miratimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilin do të kërkohet vazhdim të pushimit të lindjes.