Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje ndërmjet AAK-së dhe NISMA-s në Kryesi

Dy partnerët e moçëm të koalicionit qeveritar AAK dhe NISMA kanë pasur një moment të rrallë përplasjeje, sonte gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Siç merr vesh KTV-ja, Bilall Sherifi dhe Ahmet Isufi kanë pasur qëndrime të ndara për atë që pritet të ndodhë të dielën me miratimin e demarkacionit.

Sherifi i NISMA-s ka thënë se në Kuvend duhet të shkojë vetëm Projektligji, dhe se Deklarata e Presidentëve nuk është për votim, e madje as për diskutim në Kuvend.

Por, Ahmet Isufi ka thënë se ata nuk pranojnë që të shkojë vetëm Projekt-ligji dhe se aty duhet të hyjë patjetër edhe aneksi shtesë, për të cilin janë dakorduar Podgorica dhe Prishtina.

Një gjë të tillë, në njëfarë mënyre e përmendi edhe shefi i deputetëve të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Me sa kam dëgjuar edhe presidentin e vendit, deklarata e sotme është e vullnetit të mirë për të ndihmuar në këtë rast shtetin e Kosovës për ta ratifikuar marrëveshjen. Duket se ka dilema brenda koalicionit qeverisës se a do të bëhet kjo deklaratë pjesë e marrëveshjes apo jo”, ka thënë Hoti, raporton Koha.net.

Artikuj të ngjashëm