Një përplasje e rreptë me akuza dhe kundërakuza është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës lidhur me listat e fryra të pjesëtarëve të UÇK-së.
Ishte deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili iu kundërvu kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili e pyeti Abdixhikun që të tregojë se kush e ka bërë këtë fryrje. Abdixhiku i është kundërpërgjigjur se listat e UÇK-së i ka fryrë ai së bashku me Hashim Thaçin dhe komandantët tjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu kundërpërgjigjur kryetari i Kuvendit, ka thënë se Abdixhiku e ka urryer UÇK-në, e urren ende atë dhe përmendjen e deputetit të LDK-së se Veseli ishte shef i SHIK-ut, e këshilloi që ai të flas më shumë për BIA-në, agjencinë informative serbe.