Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje mes Mujës e Mustafës për Trustin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, njëherit kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, është përplasur të enjten me Arben Mustafën nga Partia Demokratike e Kosovës për çështjen e Trustit Pensional.

Muja ka deklaruar se Kuvendi s’ka rol në përzgjedhjen e anëtareve të Bordit të Trustit, pasi kjo siç ka thënë ai, është detyrë e guvernatorit të Bankës Qendrore, auditorit dhe e ministrit të Financave. Muja ka thënë në emisionin “Konfront” në KTV se guvernatori i BQK-së raporton në Komision për gjendjen në Trust, por sipas tij, Bordit të Trustit i ka mbaruar mandati dhe ende s’janë zgjedhur anëtarët.

Ndërsa, Arben Mustafa, Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, ka thënë se Muja po e zvogëlon rolin e Qeverisë në përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit. Ai ka deklaruar se ministri i Financave, Hekuran Murati, është i barabartë si palë në këtë proces përzgjedhës.

“Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit ka përfunduar në nëntor të 2022-s. Ligji lejon zgjatje të mandatit edhe për 3 muaj. Pra ka përfunduar mandati i rregullt dhe ai plotësues dhe ne sot s’kemi bord. Ka 50 kandidatë që kanë aplikuar dhe ende s’janë ftuar për intervistim. Konkursi është shpallur. Përgjegjësia e ministrit të Financave është shumë e madhe në këtë rast. Për 2.4 miliardë euro investime ai është shumë i rëndësishëm aty”, ka thënë ai.

Sipas Mustafës, pa Bord, Trusti nuk mund të marrë asnjë vendim për investime.

Edhe Trusti pa bord, anëtarët e Komisionit përzgjedhës me probleme në komunikim LAJMET E MBRËMJES Trusti pa bord, anëtarët e Komisionit përzgjedhës me probleme në komunikim

“Nëse shohim çka ka ndodhur nga fillimi i vitit deri në këtë periudhë, i kemi 120 milionë rënie të vlerës së kursimeve pensionale. Në tre muajt e fundit 36 milionë euro është rënia e vlerës”, ka deklaruar Mustafa, duke shtuar se kontributet në Trust aktualisht po mbahen nëpër llogari, pa pasur mundësi të investohen.

Eksperti i ekonomisë, Florin Aliu, e ka quajtur Trustin si institucionin me kredibilitetin më të lartë ndër të pavarurat në Kosovë. Sipas tij, edhe lëvizja që të ketë “portofol konsveratoriv” (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e më shumë), ka qenë “lëvizje fantastike”.

Mustafa ka reaguar duke thënë se nuk akuzon Trustin për mungesë performance, por kritikon pushtetit për mosndërmarrje masash që të sigurojë mbarëvajtjen e institucionit.

Të gjitha akuzat dhe kritikat e Mustafës, deputeti Muja i ka cilësuar si “propaganda për të nxitur shqetësime”.

Ndërkaq në një sqarim për gjendjen e investimeve, Fondi i Kursimeve Pensionale ditë më parë pati thënë se në portofolin ku përfshihen të gjithë kontribuuesit deri në moshën 63-vjeçare, ka një rënie prej 36 milionë eurosh në periudhën 1 janar – 20 mars. Ndërsa për portofolin konserativ (ku përfshihen të gjithë kontribuuesit e moshës 63-vjeçare e më shumë), ka kthim pozitiv prej 800 mijë eurosh.

“Bazuar në përvojën e institucionit dhe përbërjes së portofolit aktual investues, nuk mund të themi që mjetet e FKPK-së si tërësi janë të rrezikuara, por gjithsesi institucioni është në gjendje të vështirë pa organin kryesor vendimmarrës sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në sqarim.

Edhe OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri Ekonomi OEK propozon investimin e parave të Trustit në projekte zhvillimore në Kosovë, me anë të një ligji të ri

Po ashtu, Trusti ka thënë se për skadimin e mandatit të Bordit Drejtuesit ka paralajmëruar disa herë Komisionin Përzgjedhës, në përbërje të Guvernatorit të Bankës Qendrore, ministrit të Financave dhe Auditorit të Përgjithshëm.

“Po ashtu FKPK-ja, sipas kërkesës se Komisionit, e ka shpallur konkursin për anëtarë të Bordit Drejtues dhe pas mbarimi të konkursit i gjithë dokumentacioni për kandidatët për anëtarë të Bordit Drejtues është dorëzuar në BQK”, thuhet në njoftim.