Ministri i Financave, Hekuran Murati, i akuzoi partitë opozitare që nuk e kanë hallin e qytetarit e as të shtetit, dukë thënë se ato e pamundësuan votimin e anëtarëve të Bordit të Trustit.
Murati shkroi në Facebook të enjten, se opozita përhapte panik për rrezikimin e mjeteve të Trustit nga mungesa e Bordit, e tash tha se ajo s’mori pjesë në Komisionin për Buxhet, duke pamundësuar kuorumin.
“Para disa muajsh opozita bënte alarm e shpërndante panik se si gjoja mjetet e Trustit po rrezikoheshin për shkak të mungesës së bordit. E njëjta opozitë sot në Komisionin Parlamentar për Buxhet pamundëson kuorumin dhe votimin e anëtarëve të bordit të Trustit pa kurrfarë arsye. Kjo është vetëm dëshmia e radhës se kjo opozitë nuk e ka hallin as te qytetari e as te shteti. Halli është tjetër kund”, ka deklaruar Murati.
Në mbledhjen e Komisionit për Buxhet, të enjten duhej të propozoheshin emrat e anëtarëve për Bord të Trustit Pensional, por mungesa e deputetëve Visar Korenicës (Lëvizja Vetëvendosje), Pal Lekajt (AAK), Avdullah Hotit (LDK) dhe e Ferat Shalës (PDK), e pamundësoi këtë.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se do të pezullojnë prezencën dhe votimin në nismat e partisë në pushtet.
-
Trusti pa bord, anëtarët e Komisionit përzgjedhës me probleme në komunikim
-
Murati: U konfirmua barrikadimi i opozitës me Listën Serbe kundër Kurtit
-
Murati: LDK-ja, adresa e bllokadës për buxhetin e Prishtinës
-
Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada
-
Murati: Shkuarja në zgjedhje rrezikon shumë procese, sot të shikohet interesi shtetëror