Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” po protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës, duke akuzuar se komuna i ka kamionët e rinj, por qëllimisht s’po ua dhuron për përdorim.
Ata thanë se po lihen të punojnë me mjete të vjetra, derisa ftuan kryetarin Përparim Rama të dalë dhe të përballet.
“Përparim ti ku je, kamionin ku e ke?”, është një nga thirrjet e punëtorëve. Punëtorët tutje u shprehën se Komuna e di ku kanë mbetur kamionët.
“Qe dy vjet po presim për tetë kamionë”, thuhet tutje nga protestuesit.
Para objektit kanë vendosur një kamion dhe i po kërkojnë Ramës të dalë dhe ta sheh si është për të shërbyer me të.
-
Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës
-
Punëtorët e “Pastrimit” në grevë para Komunës së Prishtinës
-
Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë para Komunës, kërkojnë pagesë të borxhit 2.7 milionësh
-
KRM “Pastrimi” akuzon kryetarin Rama: Komuna po e çon ndërmarrjen drejt falimentimit
-
“Pastrimi” kërkon që Komuna t’i pajisë me kamionë të rinj dhe ta anulojë tenderin për angazhimin e privatëve