Nxënësit dhe artistët e rinj në Gjilan, zhvilluan të mërkurën aktivitetin kulturor për të shprehur angazhimin dhe vullnetin e tyre rinor kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Drejtori Ekzekutiv i SPRC-së, Burim Ramadani tha se radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm marrin përgjigje të saktë përmes këtij aktiviteti të nxënësve dhe artistëve të Gjilanit, i cili njëherësh është mesazh i vullnetit të palëkundur për të parandaluar dukuritë negative.
“Ju shprehni pasionin tuaj kulturor, duke vënë në sipërfaqe mesazhin që të rinjtë duhet të zhvillojnë aftësitë e veta, jo të viktimizohen nga ideologji të ndryshme”, ka thënë ai.
Drejtoresha e Qendrës APONIA, Vjollca Zymberi, tha se aktivitetet e këtilla janë mënyra më e mirë për të parandaluar përhapjen e çfarëdo ideologjie ekstremiste.
Ndërsa, koordinatori i mekanizmit referues, Fadil Kajtazi, theksoi angazhimin e këtij mekanizmi dhe të institucioneve lokale në Komunën e Gjilanit në ngritjen e bashkëpunimit midis të rinjve, nxënësve, familjeve dhe komunitetit për të arritur qëllimet e përbashkëta të tolerancës dhe jetës më të mirë.
Po ashtu u tha se mesazhet e bashkëjetesës, tolerancës dhe punës së përbashkët në parandalimin e dukurive të këqija jepen më së miri në komunitet, nga të rinjtë, me iniciativa lokale dhe se të gjithë mund të kontribuojmë në parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Edhe
Debat në Gjilan kundër radikalizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit
Ndryshe, aktiviteti i sotëm u organizua nga Qendra Psikologjike APONIA, partner implementues i aktiviteteve me Qendrën Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC.
SPRC dhe RRJETI i Organizatave Partnere do të implementojë edhe mbi 40 aktivitete gjatë javëve në vijim, ndërsa nesër do të zhvillohet diskutimi me gratë vendimmarrëse nga fusha të ndryshme në Komunën e Pejës. Aktiviteti në Pejë realizohet në partneritet me Organizatën Syri i Vizionit dhe KVRL- Pejë.
-
Familja, shkolla dhe komuniteti – baza kundër ekstremizmit të dhunshëm
-
Rinia dhe personat me nevoja të veçanta në Kaçanik kundër ekstremizmit të dhunshëm
-
Haziri: Rinia e Gjilanit ka rol aktiv në mekanizmin referues për parandalim të ekstremizmave
-
Në Ferizaj, tri aktivitete kundër ekstremizmit të dhunshëm