Tani, kompetencat për përzgjedhjen e auditorit të pavarur do t’i kalojnë KQZ-së, raporton KTV.
Projektligji me ndryshime të ligjit për financimin e partive politike është hartuar tashmë dhe para se të dorëzohet në Kuvend, do t’i nënshtrohet një vlerësimi nga Komisioni i Venecias.
Anëtarë të shoqërisë civile, që kanë qenë pjesë e grupit punues, thonë se ndryshimet kanë qenë shumë të nevojshme.
Për subjektet që refuzojnë të bashkëpunojnë me auditorin janë paraparë edhe dënime.
Partitë me ligjin e ri gjithashtu do të obligohen që t’i publikojnë në faqen e tyre zyrtare shpenzimet për kryerjen e çdo aktiviteti në shumë prej 100 eurosh.
Deri tash shumica e subjekteve politike nuk kanë qenë transparente në publikimin e të ardhurave dhe shpenzimeve të tyre.
-
Projektligji i ri, domosdoshmëri e kohës për të vendosur rregulla për transparencë dhe llogaridhënie në financimin e subjekteve politike në Kosovë
-
Gjoba e ndjekje penale për politikanët që i fshehin financat
-
Shtrëngohen masat e kontrollit financiar ndaj partive politike
-
Masa të reja për kontrollin e financave të partive politike
-
Fshehja e financave nga partitë drejt fundit