Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për Ditën e SHBA-së në Kosovë

Liderë e drejtues të institucioneve kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përvjetorin e pavarësisë, raporton KTV.

Presidenti Hashim Thaçi, teksa e ka uruar popullin amerikan, e ka cilësuar 4 korrikun si festë botërore liridashëse, që bashkon ëndrrat për një botë të re.

Edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së. Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës i është përherë mirënjohës qeverisë dhe popullit të SHBA-së.

Popullin amerikan për 4 Korrikun e ka uruar edhe i nominuari për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, si dhe ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj.

E, ndërkohë garda ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën “Miqtë e Amerikës”, kanë ngritur flamurit amerikan në sheshin “Bill Clinton”.

Edhe Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi Botë 3 j. më parë Në 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, Trumpi paralajmëron për kërcënim nga komunizmi

Drejtuesi i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, ka thënë se me këtë duan të përçojnë mesazh te populli dhe Qeveria amerikane se i janë mirënjohës për të mirat që i kanë bërë Kosovës.

SHBA-ja ka shënuar 241-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.