Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbaruesit tentojnë të prishin çadrën e Cirkut të Tiranës, përplasen me artistët

Një përplasje e fortë ka ndodhur paraditen e sotme mes përmbarimit dhe artistëve në Cirkun e Tiranës, transmeton NOA.

Kjo, pasi Përmbarimi ka shkuar për të ekzekutuar vendimin për sekuestrimin e tokës ku është ngritur çadra e Cirkut Kombëtar, por artistët e kanë kundërshtuar këtë vendim, pasi sipas tyre nëse iu merret kjo pjesë (rreth 400 metra katrorë) gjithë vendi tjetër është jofunksional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përmbarimi tentoi të çmontojë çadrën e cirkut për të ekzekutuar një vendim gjykate që i ka dhënë të drejtë palës tjetër, por sipas artistëve përmbarimi nuk ka një leje të posaçme nga Ministria e Kulturës.

Më pas përmbaruesit janë detyruar të hapin derën e Cirkut me dhunë, ndërsa artistët janë ngujuar brenda çadrës. Kjo gjë i ka detyruar përmbaruesit të ndalojnë, por nuk dihet ende se si do të procedohet.