Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, ka inspektuar sot aksionin për vaksinimin e qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit, i cili po zhvillohet tash e disa ditë në gjithë territorin e Ferizajt.
Një mundësi e tillë e krijuar si nismë e kësaj drejtorie, i ofron pronarëve të qenve që kafshën e tyre ta kontrollojnë dhe vaksionojnë kundër sëmundjeve të ndryshme potenciale, përkatësisht kundër sëmundjes së tërbimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori Bajrami pa nga afër disa nga lokacionet ku po kryhej vaksinimi, me ç’rast u shpreh se nisma të tilla do të realizohen vazhdimisht në mbrojtje të kafshëve dhe në funksion të zbatimit të pakos së masave të qeverisjes lokale për mbrojtjen e kafshëve.
Ai e vlerësoi të suksesshëm gjithë procesin e vaksinimit të qenve me pronarë, proces që sot shënon ditën e fundit.
Ndryshe, qindra qytetarë deri më sot i janë përgjigjur këtij aksioni duke sjellë kafshët e tyre për vaksinim.