Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon shqyrtimi i projektligjit për lirinë e asocimit në OJQ-të

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ka përfunduar shqyrtimin e projektligjit për lirinë e asociimit në Organizata Joqeveritare dhe në mbledhjen e radhës vetëm do të votohet.

Gjatë ditës së sotme është diskutuar vetëm për disa pika që nga mbledhja e kaluar kanë mbetur për t’u shqyrtuar. Polemika në mes anëtarëve të komisionit pari rreth nenit 38 të këtij projektligji për pezullimin dhe revokimin e statusit për përfitim publik.

Pika 5 e këtij projektligji thotë se nëse një OJQ-së i revokohet statusi për përfitim publik ka të drejtë të kërkojë të njëjtin status, pas kalimit të periudhës dy vjeçare nga data e revokimit.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani, propozoi që dënimi nga dy vjet të bëhet në tri.

“Ministria ka propozuar dy vjet, pikërisht që ka dokumentacion që duhet me u plotësua. Procedurat, dënimin sa e merr, një vit e ka dënimin, plus me letra është pak dy vjet. Dy vjet është pak, unë mendoj që tri vjet për t’i plotësuar dokumentet. Ata e kanë gjete mesatare”, tha ai.

Edhe Opozita kundër projektligjit për RTK-në rreth financimit, pronës dhe digjitalizimit Video Opozita kundër projektligjit për RTK-në rreth financimit, pronës dhe digjitalizimit

Me këtë propozim të tij, nuk u pajtuan anëtarët e komisionit nga LDK dhe Partia Socialdemokrate. Shqipe Pantina nga Partia Socialdemokrate, propozoi që dënimi të jetë vetëm një vit.

“Propozimi jonë është që me e bë një vit”, tha ajo.

Ndërsa, anëtari i komisionit nga LDK, Arban Abrashi, arsyetoi se po të jetë dënimi më i madh se një vit do të hapin organizata të reja.

“Unë po them se hapin OJQ të reja”, tha ai.

Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate, ironizoi pse kjo çështje doli në votim.

“Mundet me u rrëzua Qeveria nëse fitojnë këta, se ne jemi për dy vjet”, tha ai.

Edhe Një pjesë e OJQ-ve keqpërdori fondet, kush synon marrjen e tyre nën kontroll Arbëri Një pjesë e OJQ-ve keqpërdori fondet, kush synon marrjen e tyre nën kontroll

Kjo çështje u hodh në votim, ku në bazë të votave mbeti propozimi që OJQ-së të cilës i revokohet statusi për përfitim publik ka të drejtë të kërkojë të njëjtin status, pas kalimit të periudhës dy vjeçare nga data e revokimit.

Ky projektligj do të votohet në mbledhjen e radhës, ku më pastaj do të shkojë në seancë të Kuvendit.