Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar seanca e sotme e jashtëzakonshme të ndërprehet dhe të vazhdojë të martën në ora 12:00.
Seanca e sotme e jashtëzakonshme është ndërprerë, transmeton Koha.net.
“Kërkoj që sot të thirret mbledhja e Kryesisë dhe të caktohet seanca e re të martën në orën 12:00”, ka thënë Hoti.
Hoti edhe sot ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli për shkelje të rregullores, pasi lejoi që Milaim Zeka të përdorë fjalor të keq.
“Ju shkelët rregulloren sepse lejuat këtë fjalorë të Milaim Zekës. Kërkojë Qeveria të jetë në sallë dhe të shtoni karriget për ministra”, ka thënë Hoti.
Artikuj të ngjashëm
-
Veseli thotë se seanca u shty me kërkesë të Haradinajt, akuzon Hotin
-
Seanca e jashtëzakonshme shtyhet për nesër
-
LDK kërkon që seanca e jashtëzakonshme për shtetasit turq të mbahet nesër
-
Vazhdon seanca e nisur më 9 korrik dhe e ndërprerë një ditë më vonë
-
Hoti: Presidenti të mos vonohet, të caktojë datën e zgjedhjeve