Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj hetuesit policor të Stacionit të Drenasit me inicialet V.V..
Pas seancës avokati Bekim Kafexholli, mbrojtës i të dyshuarit për dhunim ndaj një të miture, ka thënë se ajo që është deklaruar në media nuk qëndron krahasuar me dyshimet e prokurorisë.

Pritet paraburgimi i policit për rastin e përdhunimit në Drenas
Ai nuk ka pranuar të flasë më shumë rreth dyshimeve të prokurorit duke thënë se bëhet fjalë për një të mitur.
Vetëm ka thënë se si mbrojtje ka kërkuar që i mbrojturi i tij të lirohet në procedurë të rregullt. Ndërsa Gjykata brenda dy orësh pritet të vendosë për masën që do ta caktojë ndaj të dyshuarit, raporton KTV.
Prokuroria Themelore në Prishtinë pretendon se V.V ka kryer dy vepra penale që janë të sanksionuara me kodin Penal të Kosovës për veprën penale të keqpërdorimit të autoritet zyrtar dhe ndërprerje të shtatzënisë së hershme.
-
Pritet paraburgimi i policit për rastin e përdhunimit në Drenas
-
Arrestohet i mituri për shpërndarje të përmbajtjeve të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve
-
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për rrëmbim në Drenas, viktima e mitur kthehet te familja
-
Një muaj paraburgim dy të dyshuarve për dhunimin e 14-vjeçares në Drenas
-
Arrestohet një i mitur, dyshohet se sulmoi seksualisht një femër në Drenas